Çuçi në “kokë” Tavos: Ata kanë libra telefonash, ne libra projektesh e punësh

0
627

 

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi dje një seri takimesh duke filluar në pazarin e qytetit e Kelcyrës për të vazhduar më pas në Ballaban, Goricë dhe Kolonjë, ku shpalosi programin për rilindjen rurale.

Gjatë fjalës në Kolonjë, duke i’u referuar indirekt deklaratave të deputetit të LSI, Vangjel Tavo se posedon numrat e të gjithë votuesve, ai deklaroi se njerëzit kanë nevojë për libra projektesh e jo libra telefonash.

“Mos u ngatërroni me asnjë retorikë boshe me njerëz që ju flasin për numra telefoni. Ata kanë libra telefonash ndërsa ne kemi libra projektesh dhe libra punësh që bëjmë dhe janë pikërisht këto lloj librash që kanë nëvojë shqiptarët.”

Më tej, Çuçi prezantoi programin për bujqësinë teksa theksoi se 240 mijë hektarë tokë vaditen rregullisht, 2 herë më shumë se gjatë 25 viteve të fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here