Çudit Edi Rama: I kthejmë të gjithë azilantët në Shqipëri, veç hapni negociatat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak ‘Profil.at’.

Duke folur për këtë media, Rama ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Ai ka thënë se qeveria e tij është e gatshme të kthejë të gjithë shqiptarët që janë ilegal në Europë vetëm e vetëm që të hapen negociatat.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.

Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment