Daily Mail jehonë protestës në Shqipëri: Një person u vra, pasi theu masat për Covid-19!

Vrasja e Klodian Rashës dhe protestat e qytetarëve kanë bërë jehonë të madhe në të gjitha mediat ndërkombëtare. Për këto ngjarje, së fundmi ka shkruar edhe prestigjozja Daily Mail. Përmes një artikulli, Daily Mail ka përshkruar nga fillimi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vend. Tabloidi britanik e ka titulluar artikullin “Vrasja e një personi në kryeqytetin shqiptar, pasi theu masat për koronaviruasin, shkakton trazira”.
Gjithashtu në brëndësi të lajmit janë publikuar edhe foto nga protesta, të cilat tashmë janë bërë virale. Kujtojmë se shumë media të tjera të huaja pasqyruan situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Qytetarët shqiptarë, protestuan dje për të dytën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeëarit, Klodian Rasha, nga policia.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment