DAR Gjirokastër “harron” Covidin , organizon festë për ditën e mësuesit me nxënësit e Koto-Hoxhit

0
191

5 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit. Në kuadër të saj është zhvilluar në Gjirokastër një aktivitet me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Koto-Hoxhi.
Lojëra sportive , garë me biçikleta dhe një paradë në sheshin 18 shtatori ishin disa nga ato ç’ka përmbante programi i festimeve. Gjithashtu nxënësit kishin përgatitur poezi dhe disa fjalë për të shprehur vlerësimin ndaj mësuesve të tyre. Por përpos festës , grumbullimet e nxënësve në këtë kohë pandemie të Covid-19 ka bërë që vetë drejtoria arsimore dhe shkolla të thyejë një nga rregullat kryesorë të protokollit të shëndetësisë. Distanca nuk është respektuar por edhe masiviteti i pjesëmarrjes të nxënësve në aktivitet ka treguar se Covidi ekziston vetëm gjatë orëve të mësimit dhe jo jashtë tij ndërsa fëmijët kanë rrezikuar shëndetin e tyre akoma edhe më tani që Gjirokastra ka shënuar raste të shumta pozitive ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here