Darka luksoze në Dubai/ Justifikimi epik i Ahmetaj: Ndam bukën zakon i shqiptarit

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për darken tek restoranti luksoz i Nusretit në Dubai, që shkaktoi reagim të gjerë në public.
Ahmetaj tha në “Kjo Javë’’ se ekipi qeveritar nuk ishte për pushime, por për punë. Sipas tij, në atë darkë shqiptarët ishin pala e ftuar dhe kishin shkuar për të ‘ngrënë bukë’.
“Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin!
Por është e shëmtuar, është e shëmtuar. Punët e tij ça bën lokali, ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën” … ”, tha Ahmetaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment