Daut Gumeni, shpallet “NDER i Qarkut Gjirokastër”

0
203

Daut Gumeni, shpallet “NDER i Qarkut Gjirokastër”

Ceremonia e dhënies së titullit të nderit organizuar nga Këshilli i Qarkut u mbajt në Universitetin “Eqrem Çabej” .Ku kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova i ka dorëzuar titullin e nderit poetit të njohur tepelenas .

Miq , kolegë e personalitete të njohura vlerësuan intelektualin Daut Gumeni si një nga personalitetet e shquara kombëtare që me jetën e veprën e tij publicistike, studimore e letrare i ka dhënë shoqërisë shqiptare . Dauti është një nga shembujt e luftëtarit të paepur për liri e përparim njerëzor, humanist dhe mendimtar i letrave shqipe.

Gumeni është shprehur i emocionuar për këtë titull të lartë të akoorduar nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër.

Daut Gumeni lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës. Ai ndoqi shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër ku që atëherë ai shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste. Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Ai punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990. Një nga kryeakuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here