Dëbohet si qen nga Bashkia, ndërsa PS e lë rrugëve

0
147

Kjo po i ndodh Mexhit Jupit, ish administratorit të Lazaratit.

Zoti Jupi është shkarkuar nga ky post prej kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami pas presionit shumë të madh që pati kjo e fundit, për të hequr gjithë socialistët nga postet drejtuese në Njësitë Administrative në një kohë kur dashuria mes PS dhe LSI perëndoi qysh në maj të vitit të kaluar.

E ndërsa Mexhit Jupi ka një muaj që vjen vërdallë rrugëve të Gjirokastrës me shpresën se do të sistemohet në një vend dinjitoz në administratën shtetërore falë edhe aftësive të tij menaxhuese që përfitoi në drejtim të Lazaratit, PS në Gjirokastër duket se nuk e ka në listën e interesit. Me gishta numërohen ata LSI-stë që janë dëbuar nga administrata shtetërore si të paaftë, ndërkohë që të tjerët, qëndrojnë të pashqetësuar. Shumëkush prej tyre madje tallen me fatin e socialistëve që luftuan kundër LSI dhe Tavos në fushatë dhe si shpërblim pësuan fatin e Mexhitit.

Raste ka shumë ku LSI-stat ndihen të pashqetësuar, mjafton të vizitosh ambjentet e Shërbimit Pyjor dhe do njihesh me krerët e organizatave të LSI në Gjirokastër, apo tek Drejtoria e Bujqësisë, e Inspektoriatit të Punës, OSHEE, ISHSH, Spitali Rajonal, TVGJ etj, ku anëtarësia e LSI është më shumë se aktive dhe e pakërcënuar për dëbim nga puna.

Kostot janë për socialistët e ndershëm që luftuan kundër LSI dhe Tavos dhe po shpërblehen njësoj sikur Tavo dhe LSI të jenë në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here