Degradimi i qendrës shëndetësore në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës, banorët apelojnë për rregullimin e saj

Fshati Tërbuq në qarkun e Gjirokastrës, njësia admnistrative Odrie, vuan prej vitesh mungesën e një qendre shëndetësore funksionale. Banorët e këtij fshati detyrohen të largohen drejt qytetit sa herë që kanë nevojë për mjekë.


Godina e cila ndodhet në fshat mban vetëm emrin qendër shëndetësore pasi nuk përmbush asnjë kusht higjeno-sanitare. Lagështia e myku ka mbërthyer çdo ambjent të saj ndërsa muret rrezikojnë të bien .

Banorët thonë për @ jugunews.net se është e nevojshme rikonstruksioni i kësaj qendre , pajisja me ilaçe dhe mjekë .


Ka mbi 20 vjet në këtë gjendje. Vitet e fundit është përkeqësuar .Nuk është vënë dorë asnjëherë nga askush.Ne jemi të moshuar , kemi fëmijët që vijnë na marrin nga qyteti na çojnë aty sepse këtu nuk ka as ilaçe e as mjekë. Një mjek që është vjen shumë rrallë , halli është çdo ditë”-thotë një banor.


Duhet urgjent të vijnë e ta rregullojnë, lagështia në vend të shërohemi na sëmur më keq. Hyjm me frikë në zemër mos shkëputet ndonjë pjesë , muret janë të bien sot të bien nesër. Nuk ka ardhur ndonjë nga këta pushtetarët ta shikoi gjendjen. U kemi kërkuar ndihmë shumë herë por pa rezultat”-shprehet një tjetër banor.


Fshati Tërbuq ndodhet 23 km larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndërsa aty jetojnë rreth 30 familje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment