Deklarata e bujshme e analistit: Lista e DASH, 15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA

Në emisionin “Java” në RTSH, analisti i këtij emisioni, Lorenc Vangjeli, bëri një deklaratë të bujshme. “Sipas burimeve  të besueshme”, tha ai, “Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen “non grata” të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”.

Arsyeja e ndalimit sipas analistit lidhet me të dhënat që mledh  Departmenti i Shtetit për përfshirje të zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme në afera korruptive.  Ndalimi I hyrjes në SHBA i këtyre zyrtarëve parashikohet në legjisiacionin amerikan.  Mbi këtë bazë, Deparmenti i Shtetit u ndaloi së fundi hyrjen në SHBA ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik  Llala dhe deputetit  Tom Doshi. Kjo ishte hera e parë që  kjo masë aplikohej për zyrtarë dhe deputetë shqiptarë. Madje për ish Prokurorin Llalla, ambasadori Donald Lu deklaroi në një emision televiziv  se është hera e parë në botë.

Deklarata e Vangjelit paralajmëron se një fat të ngjashëm mund të kenë edhe 15 zyrtarë të  tjerë. Nëse një  informacion i tillë konfirmohet atëherë në javët në vijim pritet që ujërat politike në Shiqpëri të trazohen edhe më tepër,  me pasoja që mund të shkojnë deri në doreheqje të rëndësishme apo vakume institucionale.

Në raportin e DASH për vitin 2107  theksohet se korrupsioni ka prekur të gjitha degët e qeverisë. Në mungesë apo vonëse të drejtësisë, ndalimi i hyrjes në SHBA duket të jetë dënimi i parë me të cilin po përballen e do të përballen pëshqit e mëdhenj në Tiranë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment