Deklarata e Sorecës për 5 qershorin, Rama: Ndërkombëtarët kanë sëkëlldi

0
152

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit.
Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit është instrument për arritjen e reformës.
“Shqipëria është shtet dhe shteti shqiptar ka detyrim t’i provojë BE se është në gjendje të përmbushë standardet dhe kriteret për të qënë anëtar i BE, konkretisht. Marrëveshja një nga instrumentat për ta realizuar reformën zgjedhore që është kushti që përmend ambasadori. Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo ata jashtë parlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire. E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë se mos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet. Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë. Një qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të Mic sokolit, ate t’ja lënë të shkuarës”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here