‘Deklaroj nën përgjegjësinë personale se s’jam me Covid-19’/ Formulari skandaloz i Shahinit për nxënësit

0
136

Lidhur me masat e mara nga qeveria mbi pandeminë e COVID-19, Ministria e Arsimit ka shpërndarë një formular për nxënësit e shkollave që të hënën e 14 shtatorit i rikthehen procesit mësimor.
Formulari është i përbërë nga dy pjesë me të parën që u kërkon fëmijëve të mitur që të deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë familjarë të prekur nga Covid-19 dhe se personalisht nuk janë të prekur nga Covid-19.
Pjesa e dytë i kushtohet prindit të nxënësit i cili duhet të deklarojë se fëmija i tij nuk është i prekur nga Covid-19.
Të dyja kërkesat janë problematike, kjo pasi fëmijët e mitur nuk kanë sipas ligjit asnjë lloj zotësie për të vepruar dhe as që e kuptojnë rëndësinë e asaj që thekson formulari.
Pjesa tjetër problematike është se prindërit nuk kanë nga të dinë që fëmija i tyre është i prekur nga Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here