Del dokumenti, Holanda kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë

0
167

Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qëndrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018.

Dokumenti përmend përparimet e theksuara edhe në rekomandimin pa kushte te Komisionit Europian, në reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Por qeveria holandeze thotë se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociata.

“Qeveria ka ende shqetësime të mëdha në lidhje me dy prioritete te tjera; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Për sa u tha më sipër, Holanda nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur. Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Sa u përket kritereve ekonomike, komisioni thotë se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se tashmë është plotësisht e lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Teksa Komisioni raporton se numri i kërkesave për azil mbetet i lartë në Shtetet Anëtare të BE, dokumenti i qeverise holandeze thekson se bashkëpunimi i përforcuar midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare ka dhënë rezultate pozitive, por janë të nevojshme masa plotësuese.

Për sa i përket Maqedonisë, Holanda thotë se negociatat mund të hapen vetëm kur të nisë implementimi i reformave prioritare në drejtësi apo në dialogun politik, si dhe me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here