Del raporti,ja qarqet me emigrimin më të lartë në vend

0
159

Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim më të madh në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.
Në rastin e qarkut të Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.
Megjithatë popullsia e këtyre tre qarqeve zvogëlohet më shumësi rezultat i lëvizjeve të brendshme se sa i migrimit ndërkombëtar.
Gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi është rritur si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë banorë.
E kundërta ka ndodhur për qarkun e Vlorës, ku popullsia është rritur si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 23 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë është zvogëluar me rreth 6 banorë për çdo 10 mijë banorë.
Qarqet e Tiranës dhe Vlorës janë të vetmet qarqe popullsia e të cilave është rritur si rezultat i lëvizjeve migratore të brendshme dhe ndërkombëtare, gjatë vitit 2018. Lëvizjet të tilla të popullsisë kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë.
INSTAT raporton se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civile.
Të dhënat tregojnë se qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar, përkatësisht me 41,1 % dhe 49,0 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here