Delvinë/ E akuzonte për vdekjen e djalit,plagoset me armë 48 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Delvinën këtë të enjte, ku një 48 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri . 48 vjeçari Martin Doda kishte vite që jetonte në Kopaçez dhe para disa vitesh 73 vjeçarit Kadri Nora i kishte vdekur djali, i cili punonte si bari bashkë me këtë 48 vjeçarin.
Babai 73 vjeçar bënte fajtor 48 vjeçarin për vdekjen e djalit dhe kanë patur debate nëpër vite.Debate që kanë çuar drejt tentativës për vrasje.

Komunikata e Policisë:

Plagos me armë 48 vjeçarin, por vihet në pranga menjëherë autori i dyshuar.
Në orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, Delvinë, për motive të dobëta shtetasi K.N ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment