Një 58-vjeçar në Delvinë, teksa kulloste bagëtitë në fshatin Tatzat, ka rënë në përrua. Mësohet se për pasojë shtetasi Shaban Qoku ka ndërruar jetë.
Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.