Demokratët e Gjirokastrës thirren nesër në Aktivin e Hapur

Demokratët e Gjirokastrës nesër mblidhen për t’u njohur me ecurinë e aksionit politik të opozitës shqiptare.

Kryedemokrati i Gjirokastrës Roland Bejko, informon për Jugunews.net se anëtarët e aktivit të PD së Gjirokastrës, do të mblidhen mbasditen e të martës, pra nesër në Aktivin e Hapur që do të organizohet në ambjentet e Hotel Cajupit në orën 18:00. Sipas Bejkos, ky aktiv ndërmerret në kushtet e urgjencës për t’u konsultuar me strukturat vendore demokrate për vijimësinë e aksionit politik në situatën e re të ngjarjeve të fundit politike në vend.

I pranishëm në aktivin e nesërm, do të jetë deputeti i Qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu, si dhe përfaqësues të tjerë të PD në qendër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment