Denoncon deputeti Shehu: Pagat e mjekëve në Shqipëri, poshtë nivelit afrikan

Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, ka denoncuar sot nivelin mjaft te ulet te pagave ne sistemin shendetesor. Ne nje postim ne rrjetin social FCB, zoti Shehu ka krahasuar pagat e mjekeve ne Kosove dhe ne Shqiperi, ku ne Kosove pagesat e mjekeve jane dyfish me te larta sesa ne Shqiperi, duke u renditur si vendi me nivelin me te ulet te pagesave ndaj mjekeve dhe personelit shendetesor. 

Per zotin Shehu, sistemi shendetesor shqiptar eshte nen nivelin afrikan nderkohe qe qeveria Rama vijon te keqperdore fonde te medha per PPP jo rentabel. 

Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB.  

E verteta e hidhur per personelin mjekesor shqiptar, eshte jo vetem krejt e kunderta me propaganden e Rames, por dhe pa perspektive.
Mjeket dhe personeli i yne shendetesor jane me te nen paguarit ne Rajon, Europe, si dhe nen nivelin e shumices se vendeve Afrikane.
Ndersa Kosova qe prej pak ditesh ka vendosur kete nivel pagash neto per sistemin e saj shendetesor:
Mjek familjeje e specialist 1195 Euro; te ne eshte reth 50000 leke te reja.
Mjek ne specializim 872 E; te ne eshte 40000 L, kur paguhen.
Mjek i pergjithshem 836 E; te ne eshte reth 47000 L.
Infermier nga 537 ne 612 E; te ne eshte reth 40000 L.
Nderkaq sistemi i yne shendetesor, qe eshte ne nje varferi Afrikano Qendrore, vazhdon te keq perdore fonde te medha per disa PPP jo rentabel, te pa nevojeshme e korruptive, si dhe per nje “loje” pa perspektive “patronazhi” te tipit komunist.
Deri me sot, mbas deshtimit te “Shendetesise falas”, Rilindja nuk ka prezantuar asnje politike apo ide financimi e menaxhimi te sistemit tone shendetesor.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment