Deputeti i PS uroi Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës, Alibeaj: Do t’i drejtohemi Këshillit të Etikës

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibej ka komentuar incidentin me deputetin socialist, Bujar Çela, i cili uroi 28 nëntorin duke përdorur foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ , Alibeaj tha se PD do t’i drejtohet Këshillit të Etikës, ndërsa shtoi se duhet të ishte bërë një distancim nga figurat politike ndaj këtij rasti.

Këmbëngulja pa arsye e individit në fjalë, fakti që tentuan ta anashkalojnë duke thënë që i kishin vjedhur telefonin…Ne do të bëjmë reagimin tonë. Është detyrë morale.

Do bëjmë kërkesë në Këshillin e Etikës. Distancimi, ky është mesazhi që figurat politike do të duhet të përcjellin në publik. Nuk do të bëjmë këtë kërkesë…Kërkohet një reagim më i madh…”, tha Alibeaj, ndërsa shtoi: Në vende të tjera të Europës jo vetëm që do të dënoheshin.

Do jetë dhe është individuale kur individi që e bën atë është privat. Këtu është shteti që ndërhyn dhe shteti jeton për shkak të disa vlerave morale. A kemi vuajtur nga diktatura apo jo? Qortimet duhet të jenë ligjore pasi kështu funksionon shteti i civilizuar që dënon dhunën”, tha Alibeaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment