Deputeti i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu – Denoncon Ujesjellesin Tepelene

Ne nje postim ne rrjetin social te Fb deputeti i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu denoncon Ujesjellesin e Tepelenes, si dhe i ben thirrje Prokurosise per hetimin e spekullimeve. Ja postimi i plote i tij:                                                                                          Prokuroria duhet te hetoje spekullimet ne ujesjellesin Tepelene- Memaliaj, te cilat Termeti kerkon tja faturoje qytetareve, duke rritur cmimin e ujit! Ky ujesjelles ka nje deficit financiar prej 200 M leke te rinj dhe nje borxh ndaj OShEE prej 160 M. Ketu nuk eshte llogaritur mos pagimi ne vazhdim i kontributeve sociale per punonjesit, nje veprimtari kjo e kunder ligjeshme. Ndersa detyrimi i vete Bashkise se Tepelenes ndaj tij eshte 16 M leke te rinj. Bashkia e Tepelenes eshte aksioneri kryesor i ujesjellesit, e ndjekur nga ajo e Memaliajt. Nga ana tjeter ky Ujesjelles i ofron nje sherbim skandaloz qytetareve, qofte per sasine ashtu dhe per cilesine e rrezikeshme e jashte standarteve te ujit te shperndare. Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Tepelenes, grupi socialist kerkon te “korregjohet” kjo situate finaciare duke rritur per qytetaret e aktivitetet “pa kufi” cmimin e ujit. Asnje fjale apo analize nga Termeti si pergjegjesi kryesor i shkaqeve te ketij kolapsi finaciar e sherbimi mesjetar, mbas te cilit sigurisht qendrojne edhe shume spekullime. Vetem nje kerkese me presion e Rilindjes per te miratuar ritjen e cmimit te ujit, qe edhe ne nivelin e sotem eshte i pa perballueshem per nje shumice te madhe qytetaresh nen nje varferi te thelle.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment