Deputeti në ditën e fundit të fushatës

0
564

Një deputet, dhe që në fillim po e theksoj që ky nuk e ka emrin Vangjel, doli ditën e fundit të fushatës për të bërë një rezume të punës së lodhshme agjitative e propagandistike. Eshtë pra ditë e shtunë, të djelen janë zgjedhjet.
Deputeti ynë, që nuk quhet Vangjel për të shmangur çdo lloj keqkuptimi, finok e i rrahur me vaj e me uthull, sidomos me uthull që në fshatin e tij e kanë për gjë të madhe, përdori kësaj rradhe një taktikë të re. Nuk bëri mbledhje apo miting por vuri në zbatim metoden door to door, ose derë më derë siç e themi në shqip. «Ai qerata Vangjel me këtë metodë korr goxha sukses», mendoi dhe iu vu punës.
Trokiti në shtëpinë e parë.
– Si i keni hallët?
– Po ja more zoti deputet djali…
– Si është puna e djalit?
– Duam ta çojmë në shkollë se mbëson shejtani, po nuk na del.
– Të hënën hajt të març bursën! – dhe i kthehet sekretarit. – E shënove?
– Si urdhëron!
Shkon më tutje. I njëjti avaz.
– Lopa zoti deputet…
– Ç’ pati?
– Ngordhi.
– Mba shënim! Të hënën hajt të març lopë!
Më tej.
– Vajza, zoti deputet…
– Hë!…
– Po ja i vajti koha për martesë po djemtë e fshatit kanë marrë kurbetin.
– Shënoje! Të hënën ec të març dhëndërrin.
E kështu me rradhë derisa mbërriti te xha Nasja.
– Hë xha Nase si të venë punët?
– Mirë more ti deputet po një hall të vogël e kam dhe unë.
– Fol pa droje. Ti të kemi dhe të partisë.
– Po ja si ta them. Kam oreks për atë punë dhe plakën të re e kam e më ankohet, por nuk kam fuqi, takat që i thonë. Më lanë hallatët.
– Do ta zgjidhim këtë punë. Shënoje! Xha Nase, të hënën ec të marrësh topet.
Rrugës kur po ktheheshin, vonë natën, i kthehet sekretari që është njëkohësisht edhe shoferi.
– O shefi, nuk të duket se e kalove pakëz kufirin?
– Ku ore?
– Po ja me topet e xha Nases.
– Ec, ec, shih rrugën ti pa të hënën, në qënça unë deputet, topet e xha Nases kanë për të marrë të tërë ata!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here