Deputeti Shehu: Projektligji për mediat dhe shpifjet, atentat për demokracinë dhe aspiratën tonë perëndimore.

0
175

Tentativa e fundit e kryeministrit Rama per te mbyllur gojen mediave oponente permes nje ligji te vecante, ka sjelle reagime te shumta madje edhe pertej kufijve permes deklaratave te organizatave mediale, si dhe ato te te drejtave te njeriut.

Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Tritan Shehu, ka reaguar ashper per shembullin qe sjell kryeministri Rama permes nje projektligji qe do t’u mbylli gojen mediave oponente.

Statusi i plote i zotit Shehu ne llogarine e tij ne rrjetin social FCB. 

Kryeministri duhet te sqaroje opinionin se nga e ka huazuar modelin autokratik te Projektligjit per Mediat dhe Shpifjet, qe kerkon ta miratoje per tu mbyllur gojen shqiptareve?
Kundershtimet e Organizatave nderkombetare ndaj Ligjit per Mediat jane nje sirene alarmi per rrezikun akut, qe po i kercenohet demokracise sone e te ardhmes Europiane.
Rreziku eshte real, askush nuk duhet te kete hezitime, ky projekt ligj eshte nje atentat per demokracine tone dhe aspiraten tone Perendimore.
Eshte nje model shume larg standarteve europiane i huazuar nga vende e sisteme larg objektivit te shqiptareve, diku prej Lindjes.
Kryeministri duhet te flase qarte, ku dhe nga kush e ka gjetur inspirimin per kete projket ligj anti demokratik e anti perendimor, larg standarteve europiane, me cilin eshte keshilluar apo cili e ka keshilluar per kete hap te rrezikshem?
Me liderat e vendeve te BE apo te demokracive perendimore dicka e tille nuk ka asnje lidhje.
Pra ku deshironi te na coni keshtu ju te Rilindjes, ne Europe sigurisht jo!
Por te jeni te bindur se per diku tjeter, larg ne Lindje, shqiptaret nuk do tju lejojne kurre te na degdisni, sidomos mbas dy fatkeqesive te tilla te dhuneshme te vuajtura, asaj te Perandorise Osmane e asaj te Perandorise Komuniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here