Deputeti Shehu uron Francën për sot dhe nesër në fitimin e Kupës së Botës

Deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka një urim special për ditën kombëtare të Republikës së Francës.

Në rrjetin social FCB, zoti Shehu vlerëson 14 korrikun si ditën kur Franca diti të ngrihej kundër shtypjes, varfërisë dhe arbitraritetit cka për zotin Shehu është sërish një mesazh që inspiron botën.

Zoti Shehu shpreh haptazi edhe simpatinë për fitimin e Kupës së Botës në Futboll të ekipit francez ditën e nesërme ndaj Kroacisë duke e uruar për sot që është dita kombëtare dhe për nesër në fitimin e Kupës së Botës.

Statusi i plotë i zotit Shehu në FCB.

VIVE LA FRANCE!
Sot eshte 14 Juillet (14 Korriku), Festa Kombetare e Frances.
E Frances qe diti e di te ngrihet kunder shtypjes, varferise e arbiraritetit; nje mesazh ky, qe perseri inspiron ne bote…
Neser me shprese kjo France do te fitoje « Kupen e Madhe ».
Urime Frances, per sot dhe per neser!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment