Deputeti shqiptar në Serbi: Open Ballkan pa Kosovën s’mund të ketë, Vuçiç mëe dy standarde

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi që përfaqëson Luginën e Preshevës ka folur nga Shkodra për shtypjen e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Vuçiç dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.

Po ashtu Kamberi ka komentuar edhe Open Ballkan për të cilën tha se nuk mund të vazhdojë përsa kohë Kosova është e përjashtuar.

Nuk mund të ketë Open Ballkan peësa kohë shqiptarët në Serbi janë te shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedurë por s’mund të ketë përjashtime. Kam kritika edhe për administratën e Brukselit që po detyron Kosovën dhe Serbinë të firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat.

Deputeti Kamberi deklaroi gjithashtu se ‘Vuçiçi është me dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin bota serbe duke përjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë si dhe tenton shpopullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës’.

Ai kërkoi më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment