Deputeti Tavo, del në mbrojtje të operatorëve vendas të transportit urban me Dropullin

0
174

Deputeti i LSI për Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo, del në krahë të operatorëve vendas të linjave ndërurbane që lidh Gjirokastrën me zonën minoritare të Dropullit.

Në një postim në llogarinë e tij në FCB, zoti Tavo e cilëson pezullimin e licensës së operatorëve të autobuzëve nga ana e ministrisë së linjës, si një veprim të padrejtë që vjen pa u konsultuar me autoritetet vendore që kanë dhënë licensat. Zoti Tavo ka apeluar tek Ministria e Transporteve, që të japë zgjidhje të menjëhershme kësaj cështjeje.

Një ditë më parë, Jugunews.net përcolli shqetësimin e operatorëve të linjave ndërurbane që lidhin Gjirokastrën me Dropullin të cilat akuzojnë se tenderin e ka fituar nipi i deputetit socialist Bashkim Fino.

Postimi i plotë i deputetit Vangjel Tavo.

Në mbështetje të shoferëve të linjës së autobusëve Gjirokastër-Dropull. Pezullimi i licencës së tyre është tërësisht i padrejtë.
Ky vendim është marrë pa u konsultuar aspak me autoritetet vendore. E sikur Gjirokastra dhe Dropulli të ishin shteruar nga autobusët sillet një kompani nga Vora.
Ky është një skandal që duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme.
Jam e do mbetem gjithmonë me njerëzit punëtorë të qarkut tim e jo me ata që shkelin mbi të drejtat dhe mundin e njerëzve të ndershëm.

Ministria e Transportit të reagojë e t’i japë zgjidhje të menjëhershme kësaj çështje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here