Dështon tubimi elektoral i Vangjel Tavos në Zhulat, takon rastësisht katër barinj

0
2927

Vangjel Tavos i dështon tubimi elektoral në fshatin Zhulat.

Firosja e LSI dhe e mbështetësve të Tavos në zonën e Cepos, është tashmë fakt i pamohueshëm.

Dje Tavo ka marrë një goditje të rëndë në Zhulat, ku dy vjet më parë, votuesit e këtij fshati, si rrallëndonjëherë në historinë e 26 viteve pluralizëm politik, votuan me shumicë, kandidaten e LSI për kryetare Bashkie, Zamira Rami.

Mirëpo dje Tavo, nuk e ka besuar as vetë se nuk ka më vota në zonën e Cepos.

Ai e pa me sytë e tij teksa kishte planifikuar një tubim të madh elektoral dhe u ngushëllua me katër barinj që gjendeshin rastësisht në një klub në qendër të fshatit.

Barinjtë në fakt, ishin për hesap të tyre se i kishte zënë vapa dhe po pinin një gotë dhallë, ndërsa Tavo, u ka dhënë dorën dhe sapo ka parë në sytë e tyre reagimin përbuzës ndaj tij, është larguar i helmuar nga zhgënjimi.

Java e fundit e fushatës elektorale, do ta gjejë Vangjel Tavon të braktisur nga forumet e LSI pasi prej ditës së djeshme, zyrat elektorale nuk popullohen më si pasojë e ndërgjegjësimit qytetar tek anëtarësia e thjeshtë sepse vota për LSI dhe Vangjel Tavon, më në fund është kuptuar që nuk sjell produkt për ta, por shërben për tarafin e tij të ngushtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here