Destinacionet turistike në Gjirokastër, vendosen tabela dygjuhëshe

0
284

“Unaza kulturore e Gjirokastrës” përfshin përmirësimin e sinjalistikës së re turistike në zonën e Antigonesë, Labovës së Kryqit dhe Libohovës.
Në kuadër të këtij projekti të pagëzuar HAMLET, prej dy ditësh ka nisur të vendosen tabelat informuese dy-gjuhëshe turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në destinacionet kulturore .
Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit dhe Kalaja e Libohovës janë tre destinacionet kryesore përfituese të projektit.Prej vitesh për operatorët turistikë dhe vetë turistët problematikë e rëndësishme ka qenë orientimi në këto vende me anë të tabelave të cilat mungonin.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here