Detaje nga dosja e përgjimeve: Si do ndikonte Henri Çili për të ndryshuar vendimet e Gjykatës

0
148

Mbrojtja e të arrestuarve të operacionit Mezhgorani , para gjykatës së Përmetit, mes të cilëve është edhe botuesi Henri Çili ka zgjatur plot 7 orë.
Vetë Henri Çili është shprehur se arrestimi i tij êshtë bërë pa asnjë provë, ndërsa lidhur me kunatin, tha se ‘nëse ka bërë paligjshmëri, le të përgjigjet’.
Ndërsa sipas dosjes hetimore hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020.
Në dosjen hetimore
rezulton se është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet, nr12. dt.20.02.2020, për kontrollin e banesës të shtetasit Armando Hajdinaj dhe janë gjetur sende të paligjshme.

Gjithashtu ka dyshime se Enri Hajdinaj ka ngritur një skemë mashtrimi në bashkëpunim me të njohurin e tij Henri Çili (bazuar në respektin që gëzon te publiku shqiptar) të cilin e ka përdorur si personin që do të krijonte besim tek personat e mashtruar për të ndryshuar vendime.
“Rezulton nga hetimet se e ka bërë funksionale në të dyja rastet. Rasti i parë është mashtrimi që i ka bërë të dyshuarit Adil Aliko dhe dy djemve të tij, Arbion Aliko dhe Alban Aliko, të dënuar me burg, të përjetshëm dhe 17 vite.
Duke kërkuar prej këtyre të fundit shpërblim prej afro 750 mijë euro në para cash dhe prona të paluajtshme për të ndikuar te organet e drejtësisë për ndryshime vendimesh të formës së prerë dhe favorizime të tjerë në masat e dënimit. Për të bërë sa më funksionale skemën e mashtrimit Gazmir Ajdinaj dhe
Henri Çili kanë përdorur edhe bashkëpunëtorë të tyre, Bekim Shkupi dhe Ilir Korbi.
Me anë të kësaj skeme ata kanë arritur që të marrin dhe shuma të mëdha cash, familjarëve të Feti Yzeirajt dhe konkretisht për këtë rast përsëri në drejtim të Ajdinajt është organizuar takimi me Henri Çilin dhe të dyshuarit e tjerë. Daniel Yzeiraj, rezulton i dënuar dhe dyshohet se ka njohje nga burgu me Feti Yzeriajn.
Me qëllim për të përfituar shuma të mëdha lekësh nga familjarët e Feti Yzeirajt, kunati i Çilit dhe Daniel Yzeiraj kanë përdorur si mjet për të krijuar besim te të mashtruarit reputacionin e botuesit.
“Henri Çili e ka pranuar dhe ka marrë si ndihmës në këtë skemë edhe Ilir Korbin dhe Betim Shkupin. Me anë të kësaj skeme të paktën dy herë nën drejtim e
Henri Çilit kanë ngritur një skemë mashtrimi duke i marrë Arbjon Alikos të dënuar përjetë, shumën prej afro 750 mijë euro dhe Feti Yzeirajt i dënuar po përjetë 75 mijë euro me pretendimin se do i ndihmojnë në organet e drejtësisë për të përfituar ulje dënimi nga burgimi përjetë dhe lirim nga burgu duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të mashtrimit.
Në skemën e mashtrimit të Adil Alikos
kanë përdorur dokumente false duke marrë shpërblim në natyrë duke u paraqitur si dhurim nga persona që në pamje të parë nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe në këtë kamuflim janë ndihmuar janë ndihmuar nga dy vëllezërit Besnik dhe Seit Fishta. Me kërkesë të Henri Çilit me qëllim që të humbeshin gjurmët me të mashtruarin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here