Dhuna ndaj Bledi Kasmit – RSF: Rama të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia

0
146

Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Kryeredaktor i RD-së, në protestën e djeshme të opozitës.

“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http://www.rd.al.

Kryeministri Edi Rama @ediramaal duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”, thuhet në reagimin e organizatës.

Bledi Kasmi u qëllua me shkop gome gjatë protestës së djeshme të opozitës, ndërsa ishte duke bërë disa fotografi për gazetën RD.

Nga goditja në kokë, gazetari pësoi të paktën 10 qepje, ndërsa iu dha ndihma e parë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here