Dhuna ndaj femrave një problem shqetësues për vendin tonë !

0
156

Nga Ana Rushiti-kryetare e Forumit të Gruas PEISH-Gjirokastër

Femrat shqiptare përballen me dhunën e ushtruar nga bashkëshortët e tyre si dhunë psikologjike, seksuale, fizike. Femra është ajo e cila ndihet më e kërcenuar në ditët e sotme. Femra nuk ka përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve.

A ka institucione ky vend ? Absolutisht jo, i thënçin institucione janë kthyer si “kafene” dhe zyrat janë kthyer pronë të tyre dhe femrat janë kthyer në “objekt”. Punësimi i femrave është shumë i ulët. Po përse ndodh kjo ? Sepse sot mbizotëron partia, mbizotërron jo meritokracia sepse sipas tyre “zotërinjëve” femrat nuk dinë të bejnë punën. Kur vijnë zgjedhjet lokale dhe parlamentare, këta “zotërinjtë” kërcënojnë punëtoret e tyre për t’i larguar nga vendi i punës pavarësisht se femra ka punuar fort dhe ka ndikuar ne rezultatin e kësaj punë. Zotërinj, femra nuk është kukull që te trajtohet si të doni ju sepse ajo ka dinjitet, personalitet dhe intelekt për të kuptuar çdo veprim.

Sot në Shqipëri femra nuk përkrahet por fyhet, përçmohet, nënvleftësohet, ofendohet dhe gjithmonë fajin e kanë ato. Femrat sot janë bërë objekt ngacmimi seksual në zyrë dhe nëse kjo femër flet, atëherë kërcenohet me plumba ose me mënyra të tjera. Femrat sot ndihen të pambrojtura gjithmonë në mëshirë të fatit se një ditë institucionet e shtetit do të reagojnë por sic duket, nuk mendon kush për to. Përfaqësuesit “tanë” punojnë vetëm për rrogë jo sepse kanë dëshirë të bëjnë diçka për këtë vend.

Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve në nivel qëndror dhe lokal, të punojnë me seriozitet maksimal lidhur me këtë problem i cili sa vjen dhe po shtohet. Fokusi im i vetëm do jetë mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave. Populli ju ka votuar me votë të lirë dhe vota e tyre është detyrim për të punuar më shumë. Shteti duhet të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe jo në dispozicion të miqve dhe shokëve të tyre.

#gjithmone #te #bashkuara ! #asnjehere #nuk #do #te #jeni #vetem !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here