Dhuna ndaj grave dhe ndikimi negativ në ekonomi

0
147

Dhuna ndaj grave ndikon negativisht ekonominë e një vendi. Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, PNUD pas një anketë të gjerë që zhvilloi vitin e kaluar për fenomenin e dhunës ndaj grave në Shqipëri, gjeti së fundmi se ky fenomen ndër të gjitha e ndikon negativisht produktivitetin në ekonomi. Anketa e vitit 2018 ka gjetur se 72.4% të marra në intervistë kishin përjetuar dhunë fizike gjatë vitit të fundit. 1 nga 4 ose 25.0% e grave që përjetuan dhunë fizike raportuan se e kishin të pamundur të kryenin punët e shtëpisë dhe të kujdeseshin për fëmijët. Për më tepër, 8.9% e grave e kishin të pamundur të shkonin në punë për shkak të dëmtimeve të dhunës, teksa 0,5% të tyre e humbën vendin e punës dhe për pasojë edhe burimin e të ardhurave. Gratë e dhunuara kanë pohuar se gjatë një viti nuk kanë mundur të jene efektive në punët e familjes nga 1 -30 ditë. Studimi i PNUD përllogarit se paga e humbur vjetore për gratë e rrahura ishte 36,456,682 lekë mln leke në një vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here