Dhuna në protestë/ Basha: Nuk do të lëshojmë pe, autorët të vihen para drejtësisë

0
206

Përfundon seanca e marrjes në pyetje nga prokuroria e Lulzim Bashës, lidhur me protestën e 8 Janarit. Basha ka thënë se autorët e dhunës në protestë duhet të vihen para drejtësisë.

Ai tha ndër të tjera se PD nuk do të imponohet nga një pakicë që demonstron akte dhune dhe e do partinë për interesa personale.

U thirrën për tu përdorur si fasadë, një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes por u distancuan nga dhuna, egozimi pa kufi po i Sali Berishës që po i shkakton shumë dëme PD-së për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve frymëzuesve të dhunës, e të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth.

Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin jo si një ngjarje izoluar por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interesin tyre personal. Nga ana tjetër janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja si 8 janari kanë hyrë në historinë e demokratëve si ditë të dhimbshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here