Dhunë ndaj protestuesve, vrasja e një 25 vjeçari/ Çuçi në daljen e tij të parë si ministër i Brendshëm : Policia apolitike, e besueshme nga publiku

0
151

Bledi Çuçi në daljen e tij të parë si ministër i Brendshëm ka bërë publike rezultat e një sondazhi të kryer nga qeveria suedeze, një sondazh që është realizuar para ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë – vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policisë.
Çuçi e quajti ngjarjen të rëndë dhe një “rast të veçuar që nuk ka lidhje me trajektoren e punës së policisë”.
“Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për arsye se si gjithë shqiptaret, unë në këtë pozicion dhe si anëtar i qeverisë ndihem shumë mirë që perceptimi për punën e bërë nga policia që prej 2013 e deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv.
Do e shohim bashkarisht kur të kalojmë rezultatet kryesore të sondazhit por ndihem mirë për këtë komunikim të policisë me publikun e ndryshim rrënjësor të perceptimit të punës.
Sondazhi vjen në një moment specifik se javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme nga një rast krejt i veçuar që s’ka lidhje me trajektoren e punës së policisë por nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish apo personazhesh publikë që s’lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë.
Rezultatet e sondazhit kanë dalë përpara ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë.
Falenderoj paraardhësit e mi që prej vitit 2013 e këto rezultate i dedikohet dhe punës së tyre të palodhur që kanë bërë këto vite për të ndryshuar perceptimin e publikut për policinë.
Policia e shtetit është sot shumë më tepër apolitike, jo e varur, shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën, e shef me shumë më tepër respekt punën e policisë, që prej 2013”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here