Digjet banesa në Lazarat, shkaku shkëndija elektrike

Nje zjarr i shkaktuar nga falso-kontakti ne kutine shperndarese, ka shkaktuar shkrumbimin e gati 50% te baneses se B.M. ne fshatin Lazarat.

Ngjarja ka ndodhur ne oren 04:30 te mengjesit te sotem dhe sipas informacioneve te Jugunews.net te siguruara nga PMNZSH Gjirokaster, behet e ditur se bilanci i demeve qe shkaktoi zjarri, ka qene i madh pasi eshte shkrumbuar nje prej dhomave te shtepise se bashku me orendite shtepiake.

Forcat zjarrefikese kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku kane bere te mundur lokalizimin e flakeve te zjarrit pas 30 minutash. Fatmiresisht pervec demeve ne materiale, nuk raportohen demtime ne njerez.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment