Diplomacia agresive serbe perballe dilitantizmit te Thacit&Rames

0
172

Nga Dr.Rezart BEJKO

Prej kohesh qeveria serbe eshte duke zhvilluar nje diplomaci mjaft aktive dhe agresive, kryesisht ne Washington, ne menyre qe te pranohet idea e ndarjes se Kosoves dhe njohjes se saj me kusht qe Republika Srpska ne Bosnje t’i kaloje Serbise. Keshtu, Serbia kthen humbjen e paster ne nje fitore me permbysje: Se pari, Serbia e di qe Kosoven e ka tashme te humbur, por, nese plani i saj realizohet, ajo ne kembim mer nje territor me te madh se Kosova dhe me rreth dy milione Serbe te cilet behen pjese integrale e saj. Nga ana tjeter ben edhe nje shkembim te vlefshem: le Presheven dhe rrethinat, te cilat per te jane nje cfine (pyke) ne brinje dhe mer Mitrovicen, se bashku me rezervat ujore qe furnizojne Kosoven, si dhe Minieren e Trepces me rezervat e saj strategjike nentokesore. Ajo zone ka per Kosoven rendesine qe kane Lartesite Golan per Izraelin.

Former Serbian President Tomislav Nikolic (R) and former Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic (2nd R) met president of RS Milorad Dodik (2nd L) and prime minister of RS Zeljka Cvijanovic (L) to discuss a referendum in 2016 in Belgrade [Kristina Maslarevic/Anadolu Agency/Getty Images]

 

Fitorja e trete per Serbine eshte hapja e rruges per BE. Rregullimi i marredhenieve me Kosoven eshte i vetmi kusht qe ajo duhet te superoje dhe duket se po ia del mbane. E vemtmja gje qe fitojne Shqiptaret eshte njohja nga Serbia, nese kjo mund te quhet fitore, (Kosova jeton shume mire edhe pa njohjen nga Serbia) por nuk kane te garantuar anetaresimin ne OKB e cila varet nga vetoja ruse dhe kineze. Shqiptaret per momentin e kane dore fatin e Serbise lidhur me integrimin ne BE. Kjo eshte nje mundesi e mire qe ta detyroje Serbine te biere ne kompromis sipas termave qe vendos Kosova, duke qene se koha po skadon per mbylljen e kesaj ceshtjeje. Nese nuk njeh Kosoven, Serbia humbet trenin per BE. Makroni dhe skeptiket e tjere ne BE nje pretekst presin per t’i thene jo. Vete Kosova nuk eshte se ka ndonje ngut lidhur me anetaresimin. Ajo eshte vite drite larg finishit, por edhe sikur neser te jete gati me standardet, asaj i duhet te tejkaloje problemin e njohjes si shtet nga gjashte vende anetare te BE-se, pa te cilen nuk ka shanse per anetaresim. Prioriteti i saj i vetem per momentin eshte heqja e vizave: kushtet per kete jane vetem teknike dhe jo politike. Por, me sa duket Thaci po investohet fuqishem qe shqiptaret te humbasin te vetmin As qe kane nen menge. Ai s’le rast po folur per nje fitore e win-win, d.m.th e dyanshme. Ka te drejte ne fakt; ai fiton sigurine se nuk do te shkoje ne burg, ndersa shqiptaret vetem humbje kane nga kjo marreveshje e dirigjuar nga Sorosi, ish-komunistet dhe pijanecet e BE-se. Edhe lideri yne global del i fituar pasi duke bere djalin e mire me ceshtjen e Kosoves, sarhoshet e Evropes do te mbyllin si gjithmone nje sy per situaten e rende ne te cilen ndodhet demokracia dhe ekonomia Shqiptare dhe me gjasa i japin Kryeministrit tone si dhurate hapjen e negociatave ne shkelje te cdo parimi te BE-se. Ne fund fare, tashme eshte e qarte se ish- komunistja Mogherini dhe burokratet e larte te BE-se po punojne fort per kete plan te gatuar ne kuzhinat e Sorosit, ndaj ajo qe po perpiqen te garantojne serbet eshte qe te shfrytezojne paparashikueshmerine e Trampit ne politiken nderkombetare dhe tendencen e tij per te zhbere cdo gje qe kane bere paraardhesit e tij. Trampi po tregon se nuk e ka fare problem te ktheje aleatet ne armiq dhe vice versa. Per te, me e rendesishme eshte te beje dicka, edhe me koston e te berit keq, sesa te vijoje ne rrugen e parashikushme te diplomacise se kojnukturave dhe konformiste. Shkarkimi i Rex Tillerson dhe shume bashkepuntoreve te aferm eshte shembull i kesaj devize politike te Trampit. Sa per diplomacine tone, ne mjaftohemi vetem me ndonje foto te sforcuar duke takuar Trampin rastesisht ne ndonje samit nderkombetar dhe ta shesim ne katundin tone periferik si sukses.

Members of the Kosovo Security Force (KSF) stand guard next to a statue of former US President Bill Clinton during a ceremony marking the 4th of July in Pristina [Armend Nimani/AFP/Getty Images]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here