Dita Anti-korrupsion, Basha: Koha për pastrimin e politikës nga abuzuesit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur kërkesën për vetingun në politikë në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Ai ka thënë se prania e korrupsionit po bën që Shqipëria të renditet e fundit sa i përket treguesëve pozitive.

Kryetari i PD ka shtuar se ky fenomen ka varfëruar qytetarët, shpopulluar vendin dhe dëmtuar demokracinë. Sipas Bashës, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë në luftën kundër korrupsionit.

Për Bashën, pastrimi i politikës nga njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment