Dita botërore e Punës, ILO: Shqipëria me përqindjen më të madhe të të punësuarve informal

0
176

Data e sotme, 1 Maj shënon  Ditën Botërore të Punës. Në këtë kuadër, Organizata Botërore e Punës ka bërë me dije se një ndër çështjet më tepër shqetësuese në këtë fushë është punësimi informal. Sipas raportit më të fundit të bërë publik nga ILO, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë për punimin informal, përkatësisht me 61 %…

Dy miliardë njerëz – më shumë se 61 për qind e popullsisë së punësuar në botë, punojnë në mënyrë joformale, sipas të dhënave të raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Punës (ILO).

Në Evropë dhe Azinë Qendrore, një e katërta (25.1 për qind) e popullsisë së punësuar angazhohet në punë informale dhe pjesa tjetër në 20.9 për qind, duke përjashtuar bujqësinë.  Evropa Jugore dhe Perëndimore janë nën mesataren rajonale që zënë 14.3 për qind. Në Evropën Lindore (31.5 për qind) dhe në Azinë Qendrore dhe Perëndimore (43.4 për qind).
Pjesa e punësimit joformal në nën-rajonin në zhvillim (36.8 për qind) është dy herë më e lartë se në rajonin e zhvilluar (15.6 për qind). Pjesa e punësimit joformal në Shqipëri (61.0 për qind) dhe Armeni (52.1 për qind) janë ndër më të lartat në rajon dhe për të cilën ankohet më shumë se gjysma e popullsisë së punësuar. Sa i përket të dhënave të Shqipërisë, gra në punë informale janë 63.5 %, prej të cilave 36.4 % konsiderohet ato shtëpiake. Dy vendet e tjera të rajonit të studiuara, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, e kanë përqindjen dukshëm më të ulët, përkatësisht 30.1 % dhe 22.1 %.

Raporti i ILO thekson se një kalim në ekonominë formale është kusht për të realizuar punë të denjë për të gjithë.

Burimi: Monitor.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here