‘Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe’, Kushi: T’i japim vlerë çdo shkronje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kujtuar ditën “Alfabetit të Gjuhës Shqipe” .Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo bën thirrje që ta shkruajmë gjuhën shqipe saktë dhe qartë.

Sot përkujtojmë 113 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të shënuara të kombit shqiptar. Është krenari të kujtosh ata 50 delegatë të Kongresit të Manastirit, të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët na lanë si trashëgimi një thesar kaq të çmuar, si Alfabetin tonë. Të dashur të rinj dhe të reja! Le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe! Gëzuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë.

22 nëntori i 113 viteve më parë, në Manastir u miratua alfabeti i gjuhës shqipe, që ne përdorim sot. Kjo u vendos në mbyllje të një kongresi 8-ditor, me pjesëmarrjen e delegatëve si: Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, etj.

Sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë ditë feste zyrtare, duke marrë urime të shumta, që nga kryeministri i vendit, e deri tek zyrtarët më të thjeshtë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment