Dita e parë e Artemisa Dralos në postin e zv ministres së jashtme

Artemisa Dralo, ka nisur mëngjesin e sotëm nw rolin e zëvendësministres e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ajo ka gjetur rastin të publikojë një foto në profilin e saj të FCB fill pas marrjes së detyrës së re në digasterin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

Në fotografi, figuron ministri i jashtëm Ditmir Bushati, zëvendësministrja Dralo, si dhe stafi i ngushtë i kabinetit të ministrit dhe zëvendësministres së re të jashtme.

Zonja Dralo, u përzgjodh nga kryeministri Rama për këtë post, falë kapacitetit të saj akademik dhe aftësisë në marrëdhëniet me jashtë cka do t’i shërbejë detyrës së ngarkuar për t’u marrë me minoritetet në Shqipëri.

Zv ministrja e re e punëve të jashtme zonja Artemisa Dralo ka premtuar se do të kryejë me devotshmëri detyrën e ngarkuar qeveritare madje ndjehet e vlerësuar për këtë.

Postimi i plotë në FCB i zv ministres së jashtme Artemisa Dralo.

Me shumë përgjegjësi dhe devotshmëri, do të kryej detyrën e re që më është ngarkuar nga qeveria shqiptare! E privilegjuar dhe më shumë se kurrë e nderuar, për mundësimin e të qënit pjesë e këtij ekipi! Faleminderit! 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment