Dita e Rinise / Basha: Mirenjohje pafund studenteve te dhjetorit te ’90

Në fjalën e tij për Ditën e Rinisë, kryedemokrati Lulzim Basha shprehu mirënjohje për studentët e dhjetorit të ’90, disa prej të cilëve ishin pjesë e aktivitetit.

Basha tha se kulti individit vijon dhe sot të jetë prezent në Shqipëri dhe në Partinë Demokratike. Kryedemokrati pranoi edhe ekzistencën e mentalitetit komunist në partinë që drejton, duke e bërë vetën një nga fajtorët që kjo situatë vijon në vendin tonë.

“Jam i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur dhjetoristët ’90 dhe rinia e 2021. Janë shpirti i pamposhtur i PD teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Në ADN-në tuaj, edhe ju që nuk jeni anëtar por që jeni ngritur në revoltë, ndodhet guximi i dhjetoristëve ’90. Ne duhet të përulemi para këtij guximi.

Duhet ta themi se rruga ishte e vështirë, prej terrorit që mbizotëronte. Kultit të individit, që për fat të keq vazhdon sic vazhdojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist, të dominojnë jetën publike, në PS, por edhe brenda familjes tonë politike dhe ky nuk është momenti për të thirrur emrin e kryetarit sepse ajo që kulti i individit bëri është që shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari. Fakti që shkulëm komunizmin dhe jo mentalitetin komunist“, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment