Ditë shumë të ngrohta priten t’i paraprijnë acarit të shkurtit

0
144

Meteorologët europianë kanë parashikuar shpërthimin e një të ftohti javët e para të shkurtit në Evropë. Por, para tij, parashikohet një ngrohtësi ekstreme që do të përshkojë gjysmën e Evropës për pak ditë.

Mijëra njerëz janë duke ndjekur parashikimin e motit për javën e ardhshme dhe shpërthimin e të ftohtit, pasi dimri 2019-2020 ka qënë shumë i butë në shumë pjesë të Evropës.

Pas fundjavës, do të kemi një anomali me temperaturë ekstreme në Evropën jugqëndrore dhe gadishullin e Ballkanit – me një temperaturë mesatare 10-15 gradë më të lartë se normalja për ditët e para të shkurtit;

Dhe më pas, një shpërthim të fortë të të ftohtit mbi Evropën perëndimore, që do të zëvendësojë ngrohtësinë, me një ajër shumë të ftohtë gjatë mesit të javës.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here