‘Ditëlindja na gjeti zemërthyer’, Basha nga selia blu: Do jem udhëheqës që frymëzon udhëheqës

0
147

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga selia blu se ditëlindja e 31-të e gjen partinë zemërthyer, duke premtuar para demokratëve se misioni i tij dhe i partisë nuk do të ndalet nga asnjë komponent.

Në ceremoninë e zbulimit të memorialit kushtuar ditës së themelimit të partisë, Basha rikujtoi se PD-ja është një parti me vlera proamerikane dhe proevropiane, teksa në emër të demokratëve konfirmoi se ‘e shkuara nuk mund të bëhet dhe nuk do të jetë pengesë në misionin për të ardhmen e Shqipërisë.

“Detyra ime është diçka tjetër, jo përmes manipulimit skemave, intrigrave apo akoma më keq mendësisë së shkuar që mban penga akoma vendin, politikën, shpoqërinë. Po përmes parimeve më të mira që kanë formësuar shoqëritë e tjera të Evropës kudo ku shkojnë shqiptarë. Mos bëj atë që bëjnë sot aktorët 30 vjeçarë. Nuk jam në mesin tuaj për të kërkuar njerëz që ndjekin verbërisht. Nuk mund të jemi udhëheqës që kërkojmë ndjekës. Por jemi udhëhheqës që frymëzojnë udhëheqës.  Kjo ditëlindje e 31-të na gjen zemër thyer sepse pa menduar duhet të kalonim në një sprovë. Por e tillë është rruga drejt vlerave. E tillë ka qenë rruga drejt drejtësisë, demokracisë dhe mirëqenies. Ne do ta kalojmë këtë sprovë sepse jemi bashke dhe të bashkuar me vlerat me të cilat lindëm. Me vlerat e perëndimit, promaerikane, proevripoane, parti e vlerave të Perëndimit. Çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar në emrin tuaj dhe të mijëra demokratëve se e shkuara nuk mund dhe nuk do të na pengojë në misionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here