Divorcet në nivele rekord, kushtet e vështira ekonomike po i detyrojnë shqiptarët të ndahen

0
150

Pas viteve 90’ divorcet në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i divorceve është dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit.
Sipas të dhënave në vitin 2018 janë divorcuar 4846, persona, një shifër kjo e konsideruar si rekord. Për ekspërtët faktori kryesor për rritjen e numrit të divorceve janë kushtet e vështira ekonomike.
Të dhënat e nxjerra nga INSTAT tregojnë edhe se norma ka pësuar rritje, duke arritur 19 divorce në 100 martesa.
Nga ana tjetër ka edhe ekspertë ligjor që thonë se një faktor tjetër është edhe ndërgjegjësim i grave të cilat vitet e fundit kanë një nivel arsimor dhe profesional, i cili u mundëson atyre ta përballojnë jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here