Dogji me benzinë gruan, 72-vjeçari: Ndenji 5 vjet në Greqi!

0
168

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngesin e sotëm në fshatin Këllëz të Gjirokastrës, ku 72-vjeçari Panajot Janaqi i vuri flakën bashkëshortes së tij. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së çiftit, ndërsa në dëshminë e tij, i moshuari është shprehur se ka qenë i vetëdijshëm kur ka kryer veprimin.

Gruaja kishte ardhur mesditën e djeshme nga Greqia, pasi kishte 5 vjet që nuk ishte kthyer në banesë. Debati fillestar mes çiftit ka lindur pak orë pasi gruaja ishte kthyer, ndërsa i moshuari ndodhej në gjendje të dehur. Debati lindi pasi i moshuari i kishte kërkuar llogari për mungesën e saj në 5 vitet e fundit pasi ishte shoqëruar me dëshperim të thellë. Gruaja i pati thënë se duheshin para për të siguruar një vazhdimësi të qëndrueshme ekonomike për të dhe veten. Mësohet se 72-vjeçari, pas konfliktit të parë ka qëndruar i heshtur për tre orë dhe më pas ka rifilluar debatin me të shoqen.

Gruaja i është shmangur debatit të dytë duke u larguar në oborr. Më pas i moshuari rrëmbeu një bidon me benzinë që e mbante në shtëpi, duke e spërkatur të shoqen dhe njëkohësisht ndezi çakmakun. Mirëpo gjatë këtij veprimi ai ka spërkatur aksidentalisht edhe veten, çka bëri që edhe ai të përfshihej nga flakët. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë për atë çfarë po ndodhte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here