Dokumenti/Policisë “Balili” i hiqet “njolla”, fiton tenderin 35 milionë lekë për ruajtjen e DRSHTRR-Gjirokastër

Po rropaten prej 2 vitesh, për të zbuluar “strehën” e Klement Balilit në arrati e nuk po mundin ta “nuhasin” dot, ndërsa ai vepron lirshëm e hapur brenda zyrave të qeverisë, me bizneset e tij, madje edhe duke fituar miliona lekë tendera, nga buxheti i shtetit.

Një shpallje zyrtare e bërë nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor-Gjirokastër, në “Buletini Prokurimeve Publike” të dy ditëve më parë (me adresë Godina e kryeminitrisë), njoftohet se është zhvilluar dhe lidhur kontrata e tenderit, me objekt ruajtjen fizike të zyrave të kësaj drejtorie, me polici private.

Sipas njoftimit zyrtar, firma fituese e tenderit, që do të ruajë me polici private zyrat e kësaj drejtorie është “Balili-CO” e Klement Balilit e cila pas “zhdukjes” së tij në arrati, administrohet nga familjarët, duke marrë pjesë në tendera edhe për ruajtje institucionesh shtetërore të çdo lloji, madje edhe gjykata, prokurori, ministri e parlament.

Me këtë tender, qeveria ia hoqi edhe publikisht “njollën” policisë private “Balili” e si për koincidence, “rehabilitimi moral” e paska nisur me tender në ruajtjen e zyrave të Drejtorisë së Transportit Rrugor, firmosur nga Clirim Puto prurja e re e PS nga LSI drejtor Rajonal i Transportit-Gjirokastër.

Kujtojmë, që në datën 17 dhjetor 2017, Policia e Shtetit i hoqi licensën e policisë private “Balili”, por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Policisë së Shtetit, duke rikthyer licencën me Vendim Nr. 436/2018.

Njoftimi zyrtar, i shpalljes fitues të “Balili-CO”

1.Emri autoritetit kontraktor: Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor-Gjirokastër, adresa Lagjja “Zona Industriale”.

  1. Lloji i procedurës: Krëkesë për propozim
  2. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private, të ambienteve rrethuese të godinës Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor-Gjirokastër
  3. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-49688-02-21-2018 5.

Vlera totale përfundimtare e kontratës: 3,535,408.98 (tre milionë e pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e tetë, pikë nëntëdhjetë e tetë) lekë, me TVSH.

  1. Data e lidhjes së kontratës: 07.05.2018
  2. Emri dhe adresa e kontraktorit /nenkontraktorit:BALILI-KO”, adresa: Sarandë Lagjja nr. 1, rruga “Skëndërbeu”, godina “Albtelekom”, kati 3, NIPT: K36603503U.       Burimi: Pamfleti.com 
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment