DOKUMENTI sekret i KE – Shqipëria larg negociatave, nuk i plotëson kushtet

Një dokument sekret i bërë publik nga mediat maqedonase ka nxjerrë detaje të cilat janë fshehur nga qeveria shqiptare në lidhje me çeljen e negociatave. Edhe pse KiE ka dhënë një rekomandim pozitiv, duket se Shqipëria është shumë larg negociatave.

Dokumenti i bërë publik nga agjencia maqedonase Maxfax, tregon se si ka mashtruar qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Dokumenti ku flitet edhe për Maqedoninë tregon se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet.

Që nga viti 2014 Shqipërisë i janë kërkuar reforma, por është bërë shumë pak. Vettingu sapo ka nisur dhe ende nuk ka dhënë rezultate. Korrupsiono është një problem i madh për Shqipërinë. Sidomos në radhët e policisë është problem shqetësues. Këtu është e lartë dhe ndërhyrja politike.

Goditja kundë krimit të organizuar është shumë e dobët dhe asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk është vënë para përgjegjësisë për akuzat e bëra’, thuhet në dokumentin e publikuar.

Sipas këtij dokumenti, Shqipëria në tërësi nuk i ka plotësuar kushtet, kështu që dhe hapja e negociatave është e parakohshme.

 

Image

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment