Dorëhiqet Dino Selimi, kreu i DRSHTRR Gjirokastër

0
178

 

Zhvillimet e minutave të fundit konfirmojnë lëvizjen në këtë drejtori rajonale në Gjirokastër. Dorëheqja e Selimit nga ky post drejtues vjen pas presionit që ka bërë në mbledhjen e fundit që zhvilloi me drejtorët rajonalë Edi Rama, gjatë vizitës në Gjirokastër.

Në mbledhjen e drejtorët rajonalë, Edi Rama, ka kërkuar dorrëheqjen e Selimit nga ky post pasi sipas Ramës, nuk ka funksionuar shërbimi për qytetarët.

Ndërkohë që realisht situata qëndron krejt ndryshe pasi nën drejtimin e Dino Selimit në pesë vitet e fundit, kjo drejtori ka qenë nga më elitaret në Gjirokastër për shkak të rregullave të vendosura nga vetë Dino Selimi.

Lëvizja e fundit konfirmon se mes socialistëve në Qarkun e Gjirokastrës, ka filluar gjuetia e shtrigave dhe pas Dino Selimit, radhën e kanë të tjerët.

Zoti Selimi ka karrierë të gjatë politike dhe kontribute të vyera në PS e Tepelenës ku ka qenë kryetar deri para tre vitesh dhe influenca e tij dhe e rrethit të tij familjar, është e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here