Doris Pack: Rama pengon drejtësinë, mbron Tahirin

Politikania gjermane Doris Pack e ka goditur me sarkazëm, kryeministrin shqiptar Edi Rama për mbrojtjen që ai ka vendosur t’i bëjë bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë. Saimir Tahirit, i akuzuar nga Prokuroria për 2 vepra të rënda penale të lidhura me trafikun e drogës.

Ja si është shprehur Doris Pack dje në Twitter, pasi ka ndjekur deklaratat e Ramës dje dhe zhvillimet e fuqishme politike që pasuan në Shqipëri:

“Shqipëria shtet i së drejtës? – ngre pyetjen ish-eurodeputetja. – Kandidate për në BE? Kryeministri Rama po e pengon drejtësinë dhe sulmon prokurorët për të mbrojtur mikun e tij, Tahiri.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment