Dr. Elez Biberaj emërohet në krye të Zërit të Amerikës, si Drejtor i Përgjithëshëm.

0
134


Në njoftimin e emërimeve, Shefi Ekzekutiv I emëruar nga Presidenti Trump dhe i sapo miratuar nga Senati i SHBA-ave, i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Z. Pack, u shpreh se, “Përvoja e këtyre burrave dhe grave të talentuar, njohuria e tyre e veprimtarisë dhe misionit të tyre ndaj këtyre enteve si dhe angazhimi i tyre ndaj standardeve të gazetarisë, do na e bëjë të mundur hapjen e një kapitull të ri në agjencinë tonë. Dr. Biberaj, Z. Shapiro, Z, Ponnudurai dhe Zonjat Sullivan dhe Sindelar do të luajnë role kritike në postet e tyre duke bërë të mundur që entet tona të shënojnë një performancë më të lartë, me qëllim që tu shërbejmë më mirë audiencave tona. I falënderoj nga zemra për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë ndërmarrje tonën dhe jam shumë i kënaqur të punojë hap për hap me ta dhe me të gjithë ju”, thuhet në njoftimin që Z. Michael Pack i drejtoi stafit të Zërit të Amerikës dhe enteve të tjera të transmetimeve civile ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Kush është Elez Biberaj?
Dr. Elez Biberaj. Elez Biberajn, bota shqiptare e ka njohur për pothuaj një gjysëm shekulli — jo vetëm nepërmjet komenteve prej eksperti mbi gjëndjen në Shqipëri, në Kosovë dhe në Ballkan, gjatë viteve si dhe për intervistat e shumëta në valët e Zërit të Amerikës — por edhe nepërmjet shkrimeve të shumta si autor librash dhe dyzina artikujsh në anglisht, të botuara në gazetat amerikane dhe në shqip në median shqiptare si dhe në diasporë.
Deri sot, Dr Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë të Zërit të Amerikës që nga viti 2006. Ai ishte përgjegjës për programimin multimedial të Zërit të Amerikës drejtuar Rusisë, Ukrainës, Armenisë, Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit, përfshir Shqipërinë. Z. Biberaj filloi punën tek Zëri i Amerikës në vitin1980 si një transmetues ndërkombëtar në Shërbimin Shqip të kësaj radioje. Nga viti 1982 deri në vitin 1986, ai punoi në Divizionin e Shtypit të ish Agjencisë së Informacionit të Sh.B.A-së si shkrimtar/redaktor i specializuar në çështjet sovjetike dhe të Evropës Lindore. Dr. Biberaj u kthye në Zërin e Amerikës si shef i Shërbimit Shqip në vitin 1986 dhe për 18 vite me radhë ka shërbyer si Shef i Seksionit shqip VOA-s, duke e shëndërruar shërbimin shqip në një prej enteve më të suksesshme të të të gjitha transmetimeve të Zërit të Amerikës. Për një kohë të gjatë, ai shërbeu në një kapacitet të dyfishtë si shef i Shërbimit Shqip dhe drejtor i shkrimtarëve dhe studiuesve të Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës. Dr. Biberaj u emërua Redaktor/ Menaxhues i Divizionit të Euro-Azisë në 2004, u bë shef në detyrë si Drejtor i Divizionit Euro-aziatik në vitin tjetër dhe u emërua përfundimisht Drejtor i Divizionit me 2006. Ai ka doktoraturën (PHD) në Shkencat Politike nga Universiteti Columbia në Nju Jork dhe është autor i katër librave, përfshirë, “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e Vështirë Drejt Demokracisë, 1990-2010”.
Dr. Biberaj njihet si ekspert në fushën e transmetimeve radio-televizive ndërkombëtare, gazetar i shquar dhe autor librash dhe artikujsh të shumtë akademikë, ndër të tjera edhe si njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, Shqipërisë, Kosovës dhe Rusisë. Dr. Biberaj ka vizituar shpesh shtetet dhe zonat ku fliten gjuhët në të cilat transmeton Zëri i Amerikës programet e veta, veçanërisht në Evropë, Rusi e gjetkë. Si njëri prej vëzhguesve dhe analistëve më të respektuar të botës për zhvillimet e periudhës komuniste dhe paskomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë.”, siç e ka cilësuar atë miku ynë i përbashkët Profesor Nikola Pano, dhe si eskpert i njohur gjatë karjerës së tij në Washington, Dr. Biberaj është ftuar dhe ftohet shpesh për të folur nga pikëpamja e një eksperti — për situatat në zonën e Euro-Azisë, në Ballkanin Perëndimor dhe mbi Rusinë – qoftë nga ente të ndryshme të qeverisë federale amerikane, qoftë nga organizata mediatike, jo-qeveritare dhe akademike.
Me emërimin e tij në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të Zërit të Amerikës, Dr. Biberaj ka arritur–të pakën deri tashti – kulmin e karierës së tij të shkëlqyer, një sukses ky për të cilin ai vet dhe familja e tij duhet të jenë krenarë, por edhe të gjithë ata që e njohin — për së afërmi e për së largu – përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave modestë – si një shok i ngushtë, mik i familjes dhe bashkpuntorë i pa ndarë në rrugëtimin e përbashkët e të gjatë prej gjysëm shekulli në përpjekjet për liri e demokraci, jo vetëm në trojet tona shqiptare, por edhe anë e mbanë botës.
Tashti Zotit Biberaj i është besuar një përgjegjësi e madhe nga ana e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Unë jam pensionuar 15 vjetë më parë nga Zëri i Amerikës (pikërisht nga posti që mbajti deri tani Elezi), por duke e njohur – mbrenda dhe jashtë VOA-s — shumë mirë Elez Biberajn, për aftësitë, përgatitjen, përvojën dhe përkushtimin e tij ndaj VOA-s, për të cilën foli edhe Michael Pack –respektin e tij për dëgjuesi, shikuesit, lexuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here