Drejt Greqisë me 3 kg kanabis, kapet në Konispol 50-vjeçari

0
194

Goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 3 kg kanabis, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin e lëndës narkotike.
“Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë”informon policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here