Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor habit me deklaratën e saj, “Mezi po pres rastin e parë me Koronavirus”

0
121

Në vendin tonë deri tani nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi, por rreziku ekziston prandaj të gjithë mjekët japin këshilla se si të mund të mbrohemi nga ky virus i rrezikshëm.
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka, ditën e sotme në një intervistë të dhënë ka habitur me deklaratën e bërë pasi është pyetur për koronavirusin.
Ajo shprehet se pavarësisht se njerëzit janë të frikësuar nga kjo situatë, Beruka deklaroi se mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus që njerëzit profesionistë të kuptojnë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët.
E pyetur nëse ka frikë nga kjo situatë ajo është përgjigjur:
Areti Beruka: Absolutisht jo, ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% .
Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë më të lehta. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’ e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rënd as me vdekshmëri.
Gazetarja: Do të jemi sërish së bashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here